Vildana Gushta, drejtuesja e Zyrës së Gjendjes Civile në Shkodër është shkarkuar nga detyra.
Vendimi i marrë nga kryebashkiaku i Shkodrës ka ardhur me arsyetimin “për pjesëmarrje në aktivitete politike”, pa u dhënë më shumë detaje mbi natyrën apo kontekstin e këtyre aktiviteteve.
Burime pranë portalit tonë konfirmojnë se vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë, ndërsa emri i zëvendësuesit ende nuk është bërë publik.

Shkarkimi i Gushtës ngre pikëpyetje mbi motivet reale të këtij vendimi.
Vetë Vildana Gushta nuk ka dhënë ende një reagim publik, por burime të afërta me të bëjnë të ditur se ajo e konsideron shkarkimin të padrejtë dhe me prapavijë të pastër politike.
Ky rast u denoncua edhe me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook nga kandadati per deputet z.Bardh Spahia.