Qytetarët dhe përfaqësuesit e biznesit nga sheshi Demokracia në drejtim të Rusit, ishin në fokus të takimeve që zhvilloi kandidati për deputet i partisë demokratike Bardh Spahia.
Gjatë bashkëbisedimit me këto të fundit, Spahia u njoh me sfidat dhe vështirësitë që janë krijuar në këto 12 vite nga keqqeverisja e Edi Ramës, ndërsa prezantoi programin e Partisë Demokratike të 100 ditëve të para të qeverisjes.

Me një plan konkret për zhvillim ekonomik, lehtësim fiskal dhe një qeverisje të ndershme e afër njerëzve situata do të ndryshojë tha ai, ndërsa mori mbështetjen e qytetarëve.
Duke i ftuar të votojnë nr.1 dhe PD – Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Spahia garantoi se pas 11 Majit, Shkodra dhe Shqipëria do t’i kthehen normalitetit dhe qytetarët do të jenë të parët.