Zgjidh! Vepro! Ndrysho! Aktualitet,Lajme Vota edhe pas hekurave!/ KQZ miraton ngritjen e KQV-ve në 11 burgje të vendit

Vota edhe pas hekurave!/ KQZ miraton ngritjen e KQV-ve në 11 burgje të vendit

5:52 pm


Teksa ndodhemi 1 muaj para zgjedhjeve Parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi këtë të premte një seancë publike, gjatë së cilës mori vendime për disa shqyrtime administrative, në lidhje me denoncimet e depozituara nga parti politike dhe organizata të ndryshme.

Në fokus të seancës ishin gjithashtu çështjet që lidhen me përgatitjet për zgjedhjet e 11 Majit. Një ndër vendimet e rëndësishme të ditës ishte miratimi i autorizimit për 11 KZAZ, për krijimin e Komisioneve të Qendrave të Votimit të Posaçme në disa Institucione të Ekzekutimit të Vendimeve Penale si dhe emërimin e anëtarëve të këtyre komisioneve.

KQV-të do të ngrihen në institucionet e mëposhtme:

KZAZ nr. 20 – KQV nr. 1292/01, pranë IEVP Fushë Krujë, Qarku Durrës
KZAZ nr. 1 – KQV nr. 0064/01, pranë IEVP Reç, Qarku Shkodër
KZAZ nr. 16 – KQV nr. 0938/02, pranë IEVP Burrel, Qarku Dibër
KZAZ nr. 80 – KQV nr. 4383/01, pranë IEVP Bënçë, Tepelenë, Qarku Gjirokastër
KZAZ nr. 86 – KQV nr. 4451/00, pranë IEVP Vlorë
KZAZ nr. 61 – KQV nr. 3079/03, pranë IEVP Fier
KZAZ nr. 48 – KQV nr. 2391/00, pranë IEVP Elbasan
KZAZ nr. 45 – KQV nr. 2273/02, pranë IEVP Elbasan
KZAZ nr. 67 – KQV nr. 3433/00, pranë IEVP Berat
KZAZ nr. 46 – KQV nr. 2565/01, pranë IEVP Elbasan
KZAZ nr. 11 – KQV nr. 0636/00, pranë IEVP Kukës, Qarku Kukës

Këto qendra të posaçme votimi janë pjesë e zbatimit të të drejtës së votës për personat e privuar nga liria, në përputhje me legjislacionin zgjedhor dhe standardet demokratike ndërkombëtare.