Mbrëmjen e kaluar, Partia Demokratike hapi zyrtarisht fushatën elektorale me një aktivitet madhështor që mblodhi mijëra qytetarë, mbështetës dhe figura të rëndësishme të politikës.
Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë entuziaste, duke dhënë sinjalin e qartë se PD është gati për të udhëhequr ndryshimin që vendi ka kaq shumë nevojë.
Kryetari i Partisë Demokratike, y.Sali Berisha, gjatë fjalës së tij theksoi se kjo fushatë nuk është vetëm një garë elektorale, por një betejë për të rikthyer shpresën dhe dinjitetin e shqiptarëve.

Ai prezantoi disa nga pikat kryesore të programit elektoral, që përfshijnë forcimin e ekonomisë, luftën kundër korrupsionit, mbështetjen për biznesin e vogël dhe të mesëm, si dhe përmirësimin e sistemit arsimor dhe shëndetësor.
“Është koha për të kthyer faqen, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Partia Demokratike është e vetmja alternativë reale për ndryshim,” u shpreh ai ndër të tjera.
Të pranishmit në aktivitet u emocionuan nga mesazhet frymëzuese dhe performancat artistike që shoqëruan mbrëmjen, duke i dhënë kështu një fillim energjik fushatës që do të shtrihet në çdo cep të Shqipërisë.

Fushata sapo ka nisur, por mesazhi është i qartë: Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Dhe ky ndryshim nis tani.
Partia Demokratike pritet të vijojë me një kalendar të ngjeshur takimesh dhe prezantimesh në qytete të ndryshme të vendit, duke synuar të jetë sa më pranë qytetarëve dhe nevojave të tyre reale.
Ajo që ra në sy ishte dhe pritja madhështore që i bënë demokratët kandidatit për deputet të Qarkut Shkodër, z.Bardh Spahia, i cili gjatë ngjitjes në podium u prit me ovacione të larta.